Connect with Us

Dyshohej për koronavirus, Shtubina: Sezoni të mbyllet në fushë

Sport

Dyshohej për koronavirus, Shtubina: Sezoni të mbyllet në fushë

Publikuar

-

Ndriçim Shtubina këtë sezon është munduar me mish e me shpirt të mbajë gjallë Vllazninë dhe mund të themi se deri diku ia ka arritur. Në Shkodër kanë probleme me pagat dhe sulmuesi, në një lidhje me “Super Sport” në emisionin “Fun Zone” jep një mënyrë zgjidhje dhe mendon se sezoni duhet të mbyllet në fushën e lojës.

KARANTINA- Javën e parë nuk kam dalë, ndërsa për javën e dytë kam bërë një test e duhet të qendroja brenda për dy javë në shtëpi. Tani dal te fusha ku bëjmë stërvitje dhe nuk ka njerëz e ndihem mirë. Është hera e parë në jetën time që rri kaq shumë kohë pushim dhe pa futboll. Jeta pa futboll për mua nuk ka kuptim.

STËRVITJA- Jam i mendimit që stërvitja duhet të fillohet me grupe. Duhen bërë teste dhe nuk është ndonjë problem i madh për një stërvitje me 25 lojtarë.

MËNYRA E MBYLLJES- Unë jam dakord që kampionati të luhet, pasi nuk ka kuptim që të vendosen gjërat në tavolinë. Jam i mendimit që duhet të rifillohet dhe kampionati të luhet deri në fund për të vendosur se kush bie nga kategoria apo kush merr titullin kampion dhe Europën.

EFEKTIVITETI- Kur kam qenë më i ri kam luajtur më shumë, por kam shënuar më pak gola. Tani që jam pak më i vjetër dhe me më shumë ekpseriencë kam shënuar më shumë gola.

LARGIMI NGA VLLAZNIA- Të them të drejtën nuk jam tip që hap probleme. Nga Vllaznia jam larguar jo me dëshirën time dhe as me dëshirën e disa të tjerëve në skuadër, por nga disa njerëz që donin të bënin sipas dëshirës së tyre.

FËMIJËT- I marr me vete sa herë shkoj në stërvitje dhe djali i madh ka goditje të mira. Në shtëpi nuk kisha çfarë të bëja dhe i thashë vëllait dhe çunave për të luajtur lojën “Ludo King”.

ZGJIDHJA NË SHKODËR- Kam shumë vite që luaj futboll me adminstrimin e bashkisë dhe vetëm ka vonesa jo se ka probleme të tjera. Vllaznia ka 7 vite që adminstrohet nga Bashkia, por duhet të jetë dikush pranë klubit që të kërkojë llogari edhe tifozët janë ftuar pasi kemi kohë që nuk luftojmë për trofe. Duhet një person që t’i rrijë në kokë skuadrës dhe t’i kërkojë llogari. /vipsport.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: