Connect with Us

Me sy e veshë nga mbledhja e rëndësishme, UEFA vendos sot për kampionatet

Sport

Me sy e veshë nga mbledhja e rëndësishme, UEFA vendos sot për kampionatet

Publikuar

-

Kjo javë pritet të jetë vendimtare për fatet e çdo kampionati në Europë, por jo vetëm. Sipas një njoftimi që ka bërë vetëm tre ditë më parë FSHF,

UEFA do të thërrasë në një mbledhje të jashtëzakonshme Komitetin Ekzekutiv dhe sekretarët e përgjithshëm të 55 federatave për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në lidhje me impaktin e shkaktuar nga pandemia Covid-19 në futbollin europian.

“Komiteti Ekzekutiv do të mblidhet më datë 23 prill dhe kjo mbledhje do të jetë menjëherë pas sesionit informues me sekretarët e përgjithshëm të 55 federatave anëtare të UEFA-s që do të zhvillohet sot më 21 prill.

Takimi do të përqendrohet te planet për kompeticionet vendëse dhe kompeticionet europiane”, citohej në njoftimin e FSHF-së. UEFA ka vendosur paraprakisht që federatat duhet t’i kenë mbyllur kampionatet kombëtare përpara datës 3 gusht. Gjithsesi, kjo mbetet për t’u parë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: