Connect with Us

Partizanit i ngec në derë Jasir Asani

Sport

Partizanit i ngec në derë Jasir Asani

Publikuar

-

Koronavirusi është mallkimi i Jasir Asanit. Sulmuesi i Partizanit u huazua merkaton e janarit te AIK në Suedi dhe në ato pak raste që zbriti në fushën e lojës arriti të gjejë rrugën e rrjetës dhe të fitojë vlerësime të shumta, por përhapja e Covid-19 dhe ndalimi i të luajturit futboll ndodhi në momentin më të papërshtatshëm për 24-vjeçarin.

Tabloidi suedez “Expressen Sport” raporton se AIK nuk ka në plan “të ekzekutojë” klauzolën e blerjes së Asanit dhe sulmuesi pritet të kthehet te Partizani në verë. Asani u mor nga skuadra suedeze për të zëvendësuar sulmuesin Nahil Bahui, që pësoi një dëmtim serioz në gju dhe rikthimi i tij koiçidonte me fundin e sezonit të rregullt.

Megjithatë, tashmë gjithçka është ndalur dhe kjo ka kaluar në favor të 29-vjeçarit, i cili është rikuperuar nga dëmtimi në gju dhe është gati të rikthehet në fushën e lojës. Bahui konsiderohet si një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës dhe vështirë se Asani mund t’i marrë vendin e titullarit, pas vetëm disa ndeshjeve të luajtura.

Kështu, Jasiri humbet mundësinë për të vazhduar të luajë në Europë dhe Partizanit i ikën shansi të fitojë një shumë të konsiderueshme të ardhurash nga shitja e tij. Mbetet të shihet se ç’do të ndodhë në hapjen e merkatos, pasi Asani ka treguar një nivel shumë të mirë dhe mund të ketë edhe oferta të tjera kundrejt tij dhe klubit kampion. /vipsport.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: