Connect with Us

Abazaj jashtë planeve të Anderlehtit, Kukësi fërkon duart

Sport

Abazaj jashtë planeve të Anderlehtit, Kukësi fërkon duart

Publikuar

-

Nisin hallet për Kristal Abazajn. Situata jo fort e mirë financiare që ka përfshirë futbollin në mbarë botën ka prekur edhe Anderlehtin. Belgët po planifikojnë të ulin shpenzimet dhe një ndër lojtarët që do ta pësojë është pikërisht anësori që po luan si i huazuar te Kukësi. Klubi në fjalë ka menduar ta nxjerrë në shitje që në verë, ose kurdo që do të mbyllet ky edicion (duke marrë parasysh situatën e krijuar nga Koronavirus).

Ndryshe nga sa kanë pretenduar më parë, vlera e kartonit të tij nuk do të jetë fort e lartë, pasi qëllimi i drejtuesve të skuadrës belge është vetëm që të reduktojnë kostot financiare. Të prekur direkt janë plot 7 futbollistë që janë të huazuar dhe në këtë listë është i përfshirë edhe numri 77 i verilindorëve. Kujtojmë se ai u rikthye në Kategorinë Superiore në nisje të këtij kampionati për të rigjetur formën e tij të mirë, pasi kaloi një sezon jo edhe aq pozitiv te Anderleht e më pas tek Osijek. E thënë ndryshe, belgët kanë hequr përfundimisht dorë nga Abazaj dhe e kanë nxjerrë në shitje duke ulur edhe pretendimet.

Por kjo gjë nuk e prek Kukësin, pasi futbollisti ka një marrëveshje huazimi që e lidh me të deri pas përfundimit të eksperiencës europiane. Pra, ai do të luajë në Kupat e Europës për sezonin 2020-2021 dhe më pas do të fillojë të mendojë seriozisht për të ardhmen. Anderlehti ka ndryshuar staf drejtues dhe ata kanë vendosur si objektiv largimin e lojtarëve që nuk bëjnë pjesë në planet e klubit.

Dëmtimet – Koronavirusi ka bllokuar vendin, mirëpo te Kukësi ka pasur edhe efekte pozitive. Kur dihet që Vasil Shkurtaj dhe Emiljano Musta u dëmtuan dhe do i duhej nga një muaj afro për t’u rikuperuar, mndalesën e kampiona tit janë rikuperuar. Kurdo që të rifillojë futbolli, tashmë Orges Shehi do i bëjë llogaritë me një grup më të plotë.

Si sulmuesi dhe mesfushori, do të jenë gati për Luftëtarin. Te verilindorët nuk po i lënë pas edhe përgatitjet. Videot e shpërndara dëshmojnë se lojtarët po vazhdojnë të stërviten me grupe të ngushta, sikundër është rasti i Abazajt, Teqjas, Rrocës dhe Krasniqit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: