Connect with Us

Do zëvendësojë Timo Werner, Milot Rashica drejt Leipzig

BundesLiga

Do zëvendësojë Timo Werner, Milot Rashica drejt Leipzig

Publikuar

-

Megjithëse ka shumë klube që interesohen për të, në Gjermani mendojnë se futbollisti i Kosovës dhe Verder Bremenit Milot Rashica mund të përfundojë sezonin e ardhshëm te Lajpcigu.

“Sport Bild” beson se përfaqësuesit e Verderit dhe Lajpcigut po diskutojnë rreth transferimit të mundshëm të Rashicës, madje kjo lëvizje mund të lehtësohet nëse Verderi pranon ta shesë “xhevahirin” e tij për më pak para.

Po sipas kësaj mediaje gjermane, Rashica mund të kalojë te Lajpcigu për vetëm 15 milionë euro, duke reduktuar ndjeshëm çmimin papraprak prej 38 milionë eurosh.

Duke parë situatën e vështirë financiare të krijuar në botën e futbollit prej koronavirusit, shumë klube mund të pranojnë të transferojnë lojtarë me çmime të reduktuara. Në rastin e Rashicës, nuk dihet ende nëse drejtuesit e Verderit do të pranojnë një zbritje të konsiderueshme të vlerës së kartonit të tij.

Lajpcigu po përgatitet për të shitur sulmuesin e tij Timo Verner dhe Rashica konsiderohet nga drejtuesit si zëvendësuesi ideal i futbollistit gjerman.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

VIDEO/ Stërvitje e veçantë për Tomas Myler, e ndjek nga mbrapa një … kalë

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Tomas Myler është mjaft i njohur për tipin e tij mjaft sportiv, teksa herë pas here poston foto dhe video të shumta gallatë dhe që bëjnë ta duan më shumë fansat. Vetëm pak ditë më parë klubi i Bajernit i rinovoi kontratën deri në vitin 2023 Mylerit, i cili është […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

“Ndoshta mund të rikthehem”, ish-futbollisti i Bayernit pendohet që u largua

Publikuar

-

Nga

Vetëm një vit pasi vendosi të varë këpucët në gozhdë, ish-sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Arjen Roben nuk është i bindur krejtësisht për zgjedhjen e bërë dhe po shqyrton mundësinë të rikthehet në fushën e blertë. Holandezi u largua nga futbolli në fund të sezonit të kaluar, pas një karrierë 10 vjeçare me Bajernin, si […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Ministria e Punës në Gjermani: Të luhet futboll me maskë, ndalet loja nëse bie në tokë

Publikuar

-

Nga

Gjermania është vendi i cili e ka marrë me seriozisht idenë e kthimit në fushën e lojës për të mbyllur kampionatet profesioniste në vend. Skuadrat në Gjermani prej javësh janë stërvitur individualisht e tani edhe në grup, pasi synimi është që të zbresin në fushë më 9 maj. Por shteti po tregohet shumë i kujdesshëm […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: