Connect with Us

Repart yjesh, Verona gati të përshëndesë edhe Kumbullën. Ja pse pandemia s’ia ul vlerën në mënyrë drastike

Seria A

Repart yjesh, Verona gati të përshëndesë edhe Kumbullën. Ja pse pandemia s’ia ul vlerën në mënyrë drastike

Publikuar

-

Ka qenë mes surprizave më të mëdha të kampionatit. Mbrojtja e ndërtuar nga Ivan Juriç u shndërrua në një shembull për shumëkënd dhe i janë dedikuar deri më tani shumë duartrokitje e lëvdata. Me atë çfarë kanë treguar deri më tani, e ardhmja e prapavijës nuk është aspak e sigurt në këtë skuadër, duke parë interesimet në adresë të lojtarëve të defensivës së Veronës. Më saktë, ky repart pritet që të rindërtohet krejtësisht.

Zbulimi – Përshëndetja me Amir Rrahmanin është bërë praktikisht që në janar, kur edhe u vendos transferimi i tij në verë te Napoli. Marash Kumbulla do të vazhdojë të jetë një nga emrat e nxehtë, sa më shumë të afrojë merkato, teksa edhe skuadra e De Laurentisit është në valle. Sot, Interi e ka ngjitur shumë lart në listën e dëshirave shqiptarin. Para ndalesës prej Koronavirusit, Kumbulla vlerësohej me një shifër që afronte në rreth 30 milionë euro.

Shifrat do të rivendosen edhe një herë, por për një 20-vjeçar me cilësitë e tij nuk do të ketë shumë zbritje. Verona do të hapë një tender dhe nëse shuma e ofruar do të jetë e duhura, do të largohet. Verona dhe Juriç kanë nisur që të gjenerojnë ide për zëvendësimin e shqiptarit, teksa një mundësi është që të shfrytëzojnë opsionin e blerjes për Koray Gunterin apo edhe një tjetër djalosh 20- vjeçar si Kumbulla, Mateo Lovato, i cili duket se ofron gjithashtu garanci si shqiptari.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: