Connect with Us

Vangjeli: Futbollisti më i mirë në Superligë është Lulaj, ndërsa më i dobëti…

Sport

Vangjeli: Futbollisti më i mirë në Superligë është Lulaj, ndërsa më i dobëti…

Publikuar

-

Kristi Vangjeli ishte duke kaluar një sezon fantastik me Tiranën, që është shumë pranë fitimit të titullit kampion. Mbrojtësi i afruar në verë te bardheblutë ka bërë mjaft mirë duke u shndërruar në lojtar kyç në fazën difensive. Kontrata e tij përfundon në qershor dhe ende s’ka vendosur për të ardhmen.

Mbrëmjen e djeshme, Vangjeli ka shfrytëzuar izolimin për shkak të Koronavirusit, duke bashkëbiseduar me fansat në rrjetin social “Instagram”, të cilët i shkruanin pyetjet e tyra mbrojtësit, teksa ky i fundit përgjigjej duke nxjerrë në pah, shumë detaje interesante, për sa i përket të kaluarës, të ardhmes, si dhe për skuadrën dhe lojtarin e preferuar.

INTERVISTA E VANGJELIT ME FANSAT: 

-A do ta mbyllësh karrierën te Skënderbeu? 

Preferoj aty ku e kam nisur.

– Pse nuk e mbylle karrierën te Skënderbeu?

Nuk është në dorën time dhe asnjëherë nuk e dimë se çfarë na sjell jeta.

– Do e merrni kampionatin këtë vit?

Besoj se po.

– Do vish te Partizani ndonjëherë?

Nuk besoj.

– Te cila skuadër që ke luajtur je ndjerë më mirë?

Aris.

– Futbollisti më i mirë dhe më i dobët në Superligë? 

Bruno Lulaj më i miri, për të dobëtin do mendohem…

– Do kthehesh prap te Skënderbeu?

Nuk besoj.

– Sa kampionate ke fituar me gjithë këtë të sivjetshmin?

4

– Sa gola ke realizuar në karrierë? 

Më shumë se 5.

– Ndeshja më e bukur me fanellën e Tiranës?

Tirana-Partizani 5-1.

– Gjynah që s’ke erdhur i ri te Tirana, je super lojtar…

Edhe tani i ri jam.

– Do rrish edhe vitin tjetër te Tirana dhe çfarë mendon për tifozët e Tiranës?

Të mbarojmë me sukses sezoni, pastaj mendojmë për vitin e ardhshëm. Tifozeri fantastike. Ishalla sa më shpejt aty për të na mbështetur.

– Më mirë mbrojtës i djathtë apo qendërmbrojtës? 

Po them kjo e dyta se po ecim mirë.

– Cili ka qenë shoku i dhomës te Kombëtarja?

Altin Lala.

– Me cilin ekip bën tifo jashtë Shqipërisë?

Interin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: