Connect with Us

Gripshi: Ndalesa na dëmton, ishim shumë në formë

Sport

Gripshi: Ndalesa na dëmton, ishim shumë në formë

Publikuar

-

Periudha e karantinës e ka mbajtur jashtë vëmendjes futbollin për momentin, lojtarët janë “dorëzuar” para kushteve të shtrënguara të qeverisë. Për Nazmi Gripshin, një nga titullarët e Skënderbeut, shtyrja e ditëve pa topin është bërë thuajse e pamundur

Në një prononcim për “Panorama Sport”, numri 10 i Skënderbeut tregon periudhën e izolimit, me shpresën se shumë shpejt gjithçka do t’i rikthehet normalitetit. “Në fillim nuk e menduam se do të ishte kaq e vështirë. Situata e krijuar na e vështirësoi jo vetëm stërvitjen individuale, në bazë të programit që na dha stafi teknik, por edhe lëvizjet në ditë të zakonshme.

Përveç kohës për vrap apo me biçikletë, ka qenë e pamundur të angazhoheshim me diçka tjetër. Nuk e kishim menduar se situatë do na mbante kaq gjatë larg fushave”, thekson Gripshi.

RIFILLIMI – I pyetur si e parashikon rinisjen e kampionatit, mesfushori durrsak pohon se duhet kohë që gjithçka të jetë aty ku u ndërpre: “Është e vështirë të rikthehemi shpejt në atë formë që kishim arritur. Kampionati u ndërpre në një moment mjaft të mirë për ne, mund të them pa frikë se ishim ekipi më në formë i momentit. Forma fizike kishte arritur maksimumin dhe po merrnim më të mirën në fushë.

Jam i mendimit se për ta mbyllur mirë sezonin duhen të paktën 3 javë përgatitje, një lloj faze përgatitore për të ardhur në formë, që të mos kemi probleme fizike. Në kushtet ku ndodhemi dhe me lirimin e masave shtrënguese, them se duhet të fillojmë shpejt. Do të ishte mirë, sepse pa futboll gjithçka bëhet e vështirë. Sezoni është mirë të mbyllet në fushë, por janë të tjerët që vendosin”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: