Seria A
Ibrahimovic apo Totti? Materazzi befason me përgjigjen e tij

“Raporti im me Ibrahimoviçin? Nuk ekziston. Në fillim e kishim, kur u transferua ai ishim dy ciganë, më pas diçka ndryshoi që është kaq i mërzitur, siç ka thënë vetë. Por, nuk është një problem”.
Ka folur kështu Marko Materaci në intervistën drejtpërdrejt nga profili i tij në “Instagram” me Damiano “Er Faina” Koça, një personazh i njohur i rrjeteve sociale italiane, duke treguar për mërinë e suedezit kundrejt tij, e lindur mes viteve 2006-2009 kur Ibra i transferuar nga Juventusi gjeti tek Interi italianin.
ASNJË PROBLEM, POR… – “Në të vërtetë nuk kemi pasur kurrë asnjë problem”, ka vijuar ish-mbrojtësi kampion bote me Italinë në kombëtare dhe me Interin në nivel klubesh, i tërhequr nga fushat e blerta në vitin 2014. “Një herë edhe jemi takuar, ai ishte i qetë dhe unë po ashtu. Më pas ndonjëherë qëndron edhe që të më ngacmojë… Jemi dy karaktere të forta. Sikur të kishte secila skuadër nga një si ai…
Si futbollist është një fenomen, jo në nivelet që edhe ai vetë do të donte, pa e ofenduar”. Po, pa e ofenduar, por megjithatë në fund Materaci ka një thumbim për suedezin 38- vjeçar sot te Milani. “…Edhe pse ai ndihet Zoti. Ibrahimoviç apo Toti? Personalisht kam për zemër Françeskon, bashkë kemi ndarë momente shumë të bukura. Cilin do të merrja prej të dyve? Varet nëse do të fitosh Botërorin apo kampionatin”.
PERUXHA-JUVE – “Matrix”, sot 46 vjeç, kujton edhe ditën kur, si futbollist i Peruxhës, i hoqi titullin Juventusit duke ia dorëzuar Lacios: “Kalori ishte një profesionist shumë serioz. Nga ajo ndeshje kujtoj që bënte shumë ftohtë, binte shi, brenda gjysmë ore Juvja duhet të shënonte katër gola, por nuk i shënoi.
Realiteti është ky, derisa kishte ende diell na morën përpara. Më pas në goditjen e vetme nga këndi në pjesën e dytë, kur ishin gjashtë kundër një, shënuan në portën e tyre. Më pas ndeshja shkoi si shkoi, ne bëmë pjesën tonë siç ishte e drejtë. Si 5 maji? Si histori është shumë e ngjashme”.