Sport
Mburret Safet Gjici: E izolova koronavirusin te Kukësi

Presidenti i Kukësit Safet Gjici duket se nuk e ka aspak mendjen te futbolli në këto momente të vështira që po kalon vendi prej Koronavirusit, teksa është i përkushtuar maksimalisht te posti i kryetarit të bashkisë.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Gjici bëri me dije që vatrat e infeksionit me COVID 19 në këtë qytet janë izoluar.
“Lajme të mira nga qyteti i jonë i dashur, ku 9 testet e dyta të bëra tek personat e infektuar me Covid-19 rezultojnë negative. Negativ doli edhe infermieri i urgjencës, i infektuari i parë në Kukës i cili sot la spitalin infektiv të Tiranës.
Vatra në Kukës u izolua tërësisht duke mbetur në kuotën e 11 të prekurve nga të cilët 9 rezultuan negativ. Të gjithë bashkë do ia dalim”, shkruan Gjici në postimin në faqen zyrtare.