Connect with Us

UEFA urdhëron 55 federatat: Sezoni do mbyllet në fushë

Sport

UEFA urdhëron 55 federatat: Sezoni do mbyllet në fushë

Publikuar

-

UEFA nuk bën hap pas, kërkon me çdo kusht nga 55 federatat anëtare ti shkojnë deri në fund këtij sezoni. Nuk duhet të shkohet më shumë se data 3 gusht, ky është afati i fundit që federatat kanë për të mbyllur kampionat kombëtare. Nuk është shumë e rëndësishme se kur mund të rinisin, apo formula që do të zgjedhin. Pas mbledhjes së zhvilluar mesditën e sotme në Nion, UEFA i ka vendosur kusht 55 federatave anëtare që brenda 27 majit duhet të paraqesin planin për rifillimin e sezonit.

Objektivi i qeverisë së futbollit europian është që federatat ti zhvillojnë të gjitha ndeshjet sipas kalendarit. Në të njëjtën kohë, federatat do të jenë të lira të përdorin opsione të ndryshe, ndeshje “play-off” apo mini turne, e rëndësishme është që të luhet dhe të mbyllin sezonin.

Nga ana tjetër UEFA bën prapa ktheu, nuk ka ndërmend të paralizojnë ato federata të cilat vendosin të mbyllin sezonin, siç bëri Belgjika, Skocia apo siç pritet të ndodh edhe në Holandë, gjithnjë nëse nuk janë kushtet e duhura sanitare dhe në rastet kur nuk garantohet shëndeti i futbollistëve dhe i stafeve.

UEFA përjashton opsionin qe ishte diskutuar së fundmi: nëse kampionatet do të mbyllen përpara kohe, në Europë do të luajnë ekipet më të mira të këtij sezoni, pra duke iu referuar klasifikimit të këtij sezoni, jo pozicionit të tyre aktual në renditjen e UEFA-s.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: