Kombëtare
FIFA hap thesin, ndihmon me 500 mijë dollarë futbollin shqiptar

FIFA ka vendosur të japë ndihmën e saj në këtë periudhë të vështirë për shkak të pandemisë së COVID-19 për skuadrat e futbollit.
Oragani më i lartë i futbollit në botë ka akorduar një shumë prej 150 milionë euro që do t’u shpërndahen në mënyrë të barabartë 211 federatave të futbollit.
Sipas një njoftimi për shtyp çdo federatë do të marr fillimisht nga 500,000 dollarë (463,000 €) dhe pjesa tjetër e mbetur nga detyrimet për edicion 2019/2020.
“Pandemia ka prodhuar një sfidë për gjithë komunitetin e futbollit dhe është detyrë e FIFA-s të mbështesë ata që kanë nevojë. Do të fillojmë duke ofruar ndihmë të menjëhershme për dederatat tona, shumë prej të cilave po përballen me vështirësi serioze”, deklarpo presidenti Infantino./Panorama Sport
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania