Connect with Us

Kumbulla: Ëndërroj të jem kapiten i Shqipërisë

Kombëtare

Kumbulla: Ëndërroj të jem kapiten i Shqipërisë

Publikuar

-

Marash Kumbulla është njëri prej futbollistëve të rinj të kampionatit italian, i cili vlerësohe maksimalisht për sezonin e kryer me Veronën. Mbrojtësi 20-vjeçar i Shqipërisë u është përgjigjur disa pyetjeve nga tifozët e Veronës në profilin e tij në “Instagram”.

Mes Mesit dhe Ronaldos, ai zgjedh yllin e Barcelonës si lojtarin më të mirë në botë. Ndër mbrojtësit më të fortë në botë, ai rendit Kielinin Van Dajkun dhe Serxho Ramosin.

Kumbulla shtoi se fitorja 2-1 ndaj Juventusit dhe goli i tij i parë në karrierën si lojtar profesionist kundër Sampdoriar janë dy momentet më të bukura të jetës së tij si lojtar. Ai shton se ëndërron të bëhet një ditë kapiteni i Shqipërisë.

Pavarësisht gjithçkaje, mbetesh një djalë normal.
Nuk ka asnjë sekret, secili ka personalitetin e tij. Prindërit e mi m’i kanë mësuar këto vlera, të qenit serioz dhe respektues. Jam ky tip, mendoj se jam shumë punëtor.

Çfarë mban mend nga mbrëmja kundër Juventusit?
Nuk kam fjetur gjumë. Ishte ditëlindja ime. E festova në mënyrën më të mirë duke luajtur mirë kundër skuadrës më të fortë në Itali. Nuk mund të shkonte më mirë. E pashë disa herë ndeshjen. Lexova komentet e tifozëve.

Na trego diçka për afrimitetin me Rrahmanin.
Menjëherë fola me të kur mbërriti te Verona. Ai di të flasë kroatisht, kështu që nuk e pati të vështirë të komunikonte me trajnerin Juriç. Është djalë i mirë, jemi miq jashtë fushe. Është inteligjent. E ka mësuar italishten shpejt.

Tre mbrojtësit më të fortë në botë?
Van Dajk, Kielini, por padiskutim Serxho Ramos.

A të ka ndjekur babai kur ke luajtur me kombëtaren?
Po, ai erdhi në Shqipëri dhe Moldavi. Më ndjek kudo, në çdo ndeshje që luaj. E falenderoj shumë për mundësinë që më ka dhënë të luaj futboll. Nuk ka luajtur kurrë futboll, por më ka transmetuar pasionin për futbollin dhe fatmirësisht e ndoqa këtë rrugë.

Do të doje të gradohesh kapiten i Shqipërisë?
Është një ëndërr që dua ta realizoj.

Përse zgjodhe Shqipërinë?
Ndihem 50-50: familja ime është shqiptare, por unë kam lindur në Peskera del Garda. Është një zgjedhje që e bëra me zemër. Ndihem më tepër shqiptar brenda vetes.

Mbrojtja me 3 apo me 4 është më e mirë?
Mendoj se me 3.

Sulmuesi më i fortë që je përballur?
Dibala është më i vështiri për t’u markuar. Ka një teknikë të pabesueshme. Është shumë i shpejtë.

Mesi apo Ronaldo?
Gjithmonë Mesi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: