Connect with Us

Reja: Heq dorë nga rroga për të ndihmuar shqiptarët, Panuçi nuk më intereson

Kombëtare

Reja: Heq dorë nga rroga për të ndihmuar shqiptarët, Panuçi nuk më intereson

Publikuar

-

Edi Reja ka dhënë një shembull shumë të madh në intervistën e tij për “Fan Zone”. Një rrëfim i gjatë nga ana e trajnerit të Kombëtares, që shprehu gatishmërinë për të hequr dorë nga pagesat që merr. Arsyeja? Nëse situata do të rëndohet më tepër në Shqipëri, është i ndërgjegjshëm për gjendjen e vështirë ekonomike në vendin tonë.

Për të vazhduar më tej, është thënë se kontrata e re nuk është rinovuar për 4 vite ashtu siç është përfolur edhe në media. Ndërkohë nuk ka munguar një koment për Panuçin dhe Reja u shpreh se do t’i qendrojë afër Superiores.

“Do të kisha ardhur që nesër në Tiranë, por Koronavirusi na ka bllokuar të gjithëve. Në datën 4 mars do të na lejohet që të dalim këtu në Itali dhe do të vijë me mundësinë e parë aty. Kam folur me Dukën dhe kam folur për çështjen e kalendarit të ndeshjeve, Kombëtares. Kishte shumë besim se në shtator do të kthehet edhe Shqipëria për të luajtur, sa i përket Kombëtares pra.

Unë kam rinovuar dhe nënshkruar te Shqipëria, do të bëja edhe konferencën që nuk ndodhi për shkakun e Koronavirusit. Gjithsesi do të vijë kur të jetë e mundur dhe do të bëjmë atë konferencën e zakonshme te Kombëtarja. 4 vite? Jo është shumë, i thashë presidentit që ta vazhdojmë deri në 2022. Gjithashtu dua të jem sa më shpesh në Shqipëri, që të shoh më tepër ndeshjet e Superiores dhe të jap edhe unë ndihmën time aty. Kam kontratë për pagesën time te Kombëtarja, por nëse situata do të bëhet e rënduar, atëherë do të heq dorë nga pagat e mia për të ndihmuar sadopak se e di gjendjen ekonomike në Shqipëri.

Nuk flas për kolegët, por kam ndryshuar shumë gjëra nga koha e Panuçit. Më vjen keq që nuk erdha më para te Shqipëria, mund të bënim më mirë. Nuk më interesojnë shumë fjalët e Panuçit se njerëzit aty që e duan futbollin e shohin vetë ndryshimin”, tha Reja.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: