Connect with Us

Valdet Rama: I zhgënjyer nga kombëtarja shqiptare, ja pse nuk qëndrova te Kukësi

Kombëtare

Valdet Rama: I zhgënjyer nga kombëtarja shqiptare, ja pse nuk qëndrova te Kukësi

Publikuar

-

Vladet Rama pas 6 muajve në sezonin e kaluar te Kukësi, vendosi që këtë sezon të kalojë në Gjermani, me skuadrën e Mepen që militon në kategorinë e tretë.

Në një prononcim të dhënë së fundmi, Rama ka treguar se një rikthim në Superiore është i mundshëm. Gjithashtu lojtari është shprehur se ka mbetur i zhgënjyer nga Shqipëria, pasi në kohën kur ai ka qenë në formë të shkëlqyer nuk e ka marrë ftesën për ekipin kombëtar.

“Ende nuk i kemi nisur stërvitjet në grup. Na kanë thënë se të hënën do fillojmë dhe ndoshta atë ditë do të vendoset edhe për rifillimin e kampionatit. Kam zhvilluar një sezon shumë të mirë këtu. Fatkeqësisht ndodhi kjo pandemi dhe shpresojmë që të rifillojmë aty ku e lamë dhe kemi shpresa të ngrihemi në ligën e dytë.

Kampionati shqiptar? E kam ndjekur. Kukësi ka qenë mirë, por kur duhej të jepte 100% nuk e ka bërë. Siç ishte ndeshja me Tiranën, ku nëse do merrnin një fitore do ishte ndryshe.

Largimi nga Kukësi? Kur erdha nënshkrova për 6 muaj. Kam pasur mendim që të kthehesha në Gjermani sepse kam edhe familjen këtu.

Rikthim në Superiore? Pse jo, është çdo gjë e mundshme, në Shqipëri e kam ndjerë veten shumë mirë dhe ndoshta mund të ndodhë.

Kam kaluar shumë mirë në Spanjë dhe jam ndjerë shumë mirë. U mërzita shumë kur u dëmtova dhe nuk kisha mundësinë të luaja në Europian, pasi po kaloja një moment shumë të mirë.

Shkëputja nga Kombëtarja? Hera e fundit ka qenë me Francën ku fituam 1-0, më pas nisën dëmtimet. Kam pasur më vonë një formë shumë të mirë dhe prisja ftesën, por nuk erdhi asnjëherë dhe isha shumë i zhgënjyer.”, u shpreh Rama për “Supersport”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: