Kombëtare
Armando Sadiku është pranë një rekordi historik për Malagan

Ky sezon i Armando Sadikut ka treguar se ai është i njëjti që ishte më parë dhe se ka aq forcë për të përballuar rënie të tilla si ai dëmtim i rëndë që e la jashtë fushave për shumë muaj. Edhe pse gjatë ndeshjeve të fundit po haste vështirësi për të gjetur golin, elbasanasi po bënte një sezon shumë të mirë me Malagan në La Liga 2, para se kampionati të ndërpritej për shkak të pandemisë.
Sa herë shënon Sadiku, Malaga fiton, me sulmuesin që ka arritur të gjejë 10 herë rruigën e rrjetës gjatë këtij sezoni me bardhekaltërit. Ai është golashënuesi më i mirë i skuadrës, duke e ndihmuar jo pak për të tejkaluar vështirësitë e këtij sezoni.
Faqja zyrtare e klubit spanjoll, nëpërmjet një analize ka zbuluar se Sadiku është pranë një rekordi historik të klubit. Atij i nevojiten edhe 5 “përshëndetje” të rrjetës për tu bërë golashënuesi më i madh i historisë së klubit gjatë një sezoni. Në vendin e parë qëndron Sandro, që ka shënuar 14 gola në sezonin 2016-2017. Sadikut do i duheshin vetëm dy gola për tu renditur i dyti përsa i përket këtij rekordi. /vipsport.al/