Connect with Us

FIFA akordoi 500 mijë dollarë për federatat, por ja pse klubet shqiptare s’do përfitojnë asnjë kacidhe

Kombëtare

FIFA akordoi 500 mijë dollarë për federatat, por ja pse klubet shqiptare s’do përfitojnë asnjë kacidhe

Publikuar

-

FIFA lajmëroi dje se ka vendosur të japë ndihmën e saj për Federatat e Futbollit në këtë periudhë të vështirë që po kalon globi pas pandemisë prej koronavirusit. Oragani më i lartë i futbollit në botë ka akorduar një shumë prej 150 milionë eurosh në total, që do t’u shpërndahen në mënyrë të barabartë 211 federatave të futbollit. Në njoftimin për shtyp, sqarohej se çdo federatë do të marrë nga 500 mijë dollarë secila. “Pandemia ka shkaktuar shumë për të gjithë komunitetin e futbollit dhe është detyrë e FIFA-s të mbështesë ata që kanë nevojë. Do të fillojmë duke ofruar ndihmë të menjëhershme për federatat tona, shumë prej të cilave po përballen me vështirësi serioze në këtë moment të vështirë”, deklaroi vetë presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino.

PRAPASKENA
Por, ku do të shkojnë 500 mijë euro që do të marrë Federata Shqiptare e Futbollit dhe çdo institucion tjetër në botë? “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht edhe prapaskenën me këtë lajm të bujshëm, teksa klubet shqiptare nuk do të përfitojnë asnjë kacidhe, sepse ky është një fond që u vjen në ndihmë federatave vetëm për shpenzimet e tyre vjetore për administratën dhe ekipet kombëtare. “Ndihma prej 500 mijë dollarësh është e parashikuar nga FIFA prej kohësh. Pra, një vendim që është marrë muaj më parë si suport për të gjitha federatat anëtare të organizmit më të lartë. Ky projekt quhet ‘Forward 2.0’ dhe federatat janë njoftuar që para 6 muajsh. Ky nuk është një fond prej situatës nga Covid-19”, tregon një burim konfidencial për gazetën.

DOKUMENTI
“Panorama Sport” ka zbuluar edhe njoftimin që i ka ardhur FSHF-së, por jo vetëm, për fondin prej 500 mijë dollarësh. “Si pjesë e masave, të gjitha të drejtat e mbetura të shoqatave anëtare për kostot operacionale në kuader të Programit ‘Forward 2.0’, do të lëshohen plotësisht për vitet 2019 dhe 2020. Në veçanti, lëshimi i këstit të dytë të kostove operacionale për vitin 2020, i cili fillimisht parashikohej në korrik, do të paguhet menjëherë tani. Në rrethana normale, shoqatat anëtare të FIFA-s do të kishin marrë vetëm shumën e plotë të kontributit pas përmbushjes së kritereve specifike. Përkundrazi, FIFA tani po transferon këtë shumë si një mbështetje aktive për të ndihmuar ruajtjen e futbollit në të gjitha shoqatat anëtare. Kjo do të thotë që FIFA do të lëshojë 500 mijë USD për secilën shoqatë anëtare në ditet në vijim, si dhe çdo të drejtë të mbetur për 2019 dhe 2020”, citohet në dokumentin ekskluziv, duke konfirmuar se ky fond është si pjesë e projektit ‘Forward 2.0’.

KOSOVA
Ndërkohë, pak a shumë diçka të tillë e ka paralajmëruar edhe vetë Federata e Kosovës dje përmes sekretarit të përgjithshëm të saj, Eroll Salihu. “FIFA ka ndarë nga 500 mijë dollarë për federatat dhe këto para do të shfrytëzohen për të mbuluar shpenzimet e institucionit, që janë jashtëzakonisht të mëdha. I kemi mbi 30 trajnerë të ekipeve kombëtare që paguhen në baza të rregullta. Po ashtu i kemi mbi 30 persona në administratën qendrore dhe mbi 20 në lidhjet rajonale. Kemi komisione të ndryshme dhe shpenzime tjera që janë shumë të mëdha”, ka thënë të premten Eroll Salihu për gazetën “Koha” në Kosovë./Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: