Kombëtare
Gentian Semani konfirmon interesimin nga Seria A

Gentian Selmani po ecën në hapat e duhur në karrierën e tij, duke e bërë shumë shoejt kapërcimin nga Superiorja drejt Ligës së Dytë të Turqisë. Portieri shqiptar ia ka dalët të zërë vendin e tij në katerkëndëshin e Menemesporit, ndërsa ka tërhequr edhe vëmendjen e klubeve të tjera, ku nuk mungojnë as ato nga Serie A. Në një intervistë me gazetarin Altin Sulçe në “Ora TV“, Selmani konfirmon interesimin për të, ndërsa tregon se në qershor do të zbresë sërish në fushën e lojës.
“Emri im është lakuar për në Serie A. Ka pasur zëra, por nuk ka pasur asnjë ofertë konkrete. Për momentin nuk është se e kam shumë mendjen te merkato. Ne tani kemi marrë lajmin se në qershor do të rifillojmë kampionatin dhe do të përgatitemi sa më mirë që ta mbyllim në mënyrën më të mirë kampionatin. Të them të drejtën ka qenë një eksperiencë pozitive. Unë jam munduar që ditën e parë kur kam ardhur të stërvitem sa më shumë që të jem i disiplinuar dhe të jap gjithçka në fushë. Deri tani mund të them se ka shkuar mirë dhe shpresoj që të vazhdoj akoma më mirë.
Ëndrra ime është që të kem mundësinë të debutoj me Kombëtaren. Pastaj do luftoj sa më lart në karrierë, do mundohem që të punoj sa më shumë dhe me pak fat shpresoj që t’ja arrij. E di që përballë kam portierë cilësorë në Kombëtare, por edhe shansi mund të më jepet. Ndoshta mund të ketë edhe ndonjë dëmtim apo ndonjë mungesë dhe shpresoj që të bëj debutimin. Nuk është se po kërkoj të jem titullar gjithë kohës. Më mungon pak atmosfera në Superiore, por u bënë gati 8-9 muaj këtu dhe duhet të vazhdoj përpara”, ka thënë Gentian Selmani.