Connect with Us

Ministria e Punës në Gjermani: Të luhet futboll me maskë, ndalet loja nëse bie në tokë

BundesLiga

Ministria e Punës në Gjermani: Të luhet futboll me maskë, ndalet loja nëse bie në tokë

Publikuar

-

Gjermania është vendi i cili e ka marrë me seriozisht idenë e kthimit në fushën e lojës për të mbyllur kampionatet profesioniste në vend. Skuadrat në Gjermani prej javësh janë stërvitur individualisht e tani edhe në grup, pasi synimi është që të zbresin në fushë më 9 maj. Por shteti po tregohet shumë i kujdesshëm dhe sipas një dokumenti të publikuar nga mediat gjermane, ka kërkuar që të respektohen kushte rigoroze e çdo masë ndihmëse, mes të cilave edhe maskat.

Ministria e Punës ka përgatitur një dokument për rregullat e sigurisë duke rekomanduar që lojtarët të mbajnë maska edhe gjatë ndeshjeve për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Maska duhet të jetë e ndërtuar në mënyrë të tillë që “të mos rrëshqasë nga fytyra në rast të sprinteve, goditjeve me kokë dhe përplasjeve të lojës” dhe nëse bie në tokë, gjyqtari do të ishte i detyruar të ndalte lojën.

Një zëdhënës i stafit mjekësor të kombëtares gjermane nuk ishte dakord me idenë. “Nëse lojtarëve do t’u imponohet kjo, mendoj se duhet refuzuar”, tha ai. Edhe drejtori sportiv i Lajpcigut, Markus Kroshe, foli rreth kësaj teme. “Është një ide interesante, por me maskë mund të bësh një sprint, jo më shumë”, tha ai. Vendimi përfundimtar do të merret të enjten, më 30 prill, kur do të zhvillohet mbledhja që do të përcaktojë kushtet e rifillimit të Bundesligës. /vipsport.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

VIDEO/ Stërvitje e veçantë për Tomas Myler, e ndjek nga mbrapa një … kalë

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Tomas Myler është mjaft i njohur për tipin e tij mjaft sportiv, teksa herë pas here poston foto dhe video të shumta gallatë dhe që bëjnë ta duan më shumë fansat. Vetëm pak ditë më parë klubi i Bajernit i rinovoi kontratën deri në vitin 2023 Mylerit, i cili është […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

“Ndoshta mund të rikthehem”, ish-futbollisti i Bayernit pendohet që u largua

Publikuar

-

Nga

Vetëm një vit pasi vendosi të varë këpucët në gozhdë, ish-sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Arjen Roben nuk është i bindur krejtësisht për zgjedhjen e bërë dhe po shqyrton mundësinë të rikthehet në fushën e blertë. Holandezi u largua nga futbolli në fund të sezonit të kaluar, pas një karrierë 10 vjeçare me Bajernin, si […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Tronditet Bayerni, Coutinho operohet dhe do mungojë gjatë

Publikuar

-

Nga

Filipe Kutinjo, mesfushori me tipare sulmuese që aktivizohet me Bajernin e Mynihut i është nënshtruar një operacioni në gju këtë të premte dhe pritet të rikthehet në stërvitje pas 2 javësh. “Të premten, Filipe Kutinjo iu nënshtrua një operacioni në gjurin e djathtë. Operacioni përfundoi me sukses,” njoftoi klubi i Bajernit. Braziliani luan këtë sezon […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: