Connect with Us

Qëndroi vetëm një vit, por ishte i pamëshirshëm për kundërshtarët/ Shijoni 47 golat e fenomenit me fanellën e Barcelonës

La Liga

Qëndroi vetëm një vit, por ishte i pamëshirshëm për kundërshtarët/ Shijoni 47 golat e fenomenit me fanellën e Barcelonës

Publikuar

-

Adhuruesit e vjetër të Barcelonës ende vazhdojnë ta kujtojnë me mall brazilianin Ronaldo.

Legjenda braziliane qëndroi vetëm një vit në Camp Nou, kur Barcelona e transferoi në vitin 1996 nga PSV Eindhoven për 15 milionë euro.

Por në vitin e tij të vetëm në kataluni, Ronaldo shkëlqeu duke treguar se është një nga sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave.

Ronaldo shënoi 47 gola me Barcelonën, ku 34 nga ta ishin në La Liga derisa kontribuoi me shtatë asistime atë sezon.

Fenomeni ishte i pamëshirshëm për mbrojtjet dhe portierët kundërshtarë, pasi shënonte thuajse në çdo takim.

Në atë vit Ronaldo kishte arritur të shënonte tre ‘Het-Trik’-a me fanellën Barçës, ku ‘viktimat’ e tij ishin Valencia, Atletico Madrid dhe Real Zaragoza.

Falë paraqitjeve fantastike me fanellën e Barcelonës, Ronaldo në vitin 1997 e fitoi Topin e Artë edhe pse atë e ngriti në San Siro.

Edhe pse shkëlqeu me Barcelonën, Ronaldo nuk u ndje i vlerësuar sa duhet te kataluansit dhe pas një viti u largua në drejtim të Interit për 28 milionë euro.

Në videon e mëposhtme mund t’i shijoni të gjithë golat e legjendës braziliane me fanellën e Barcelonës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Lajm i keq, rikthimi i La Ligës duket i pamundur

Publikuar

-

Nga

Nëse Bundesliga po bëhet gati të kthehet në fushë, e Seria A shpreson që shumë shpejt të ketë dritën e gjelbër, në Spanjë nuk janë edhe aq të sigurt se mund të luajnë këtë sezon. Ministri i Shëndetësisë, Salvador Ijia, ka shpjeguar se nuk mund të shprehet për momentin rreth kësaj teme, pasi futbolli nuk […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

La Liga pa tifozë deri në vitin 2021

Publikuar

-

Nga

Në pjesën më të madhe të Evropës skuadrat kanë filluar apo po mendojnë të rinisin stërvitjet, për t’u rikthyer në fushë dhe vazhdojnë pjesën e mbetur të sezonit. UEFA ka mbështetur idenë e rikthimit të futbollit, duke u kërkuar federatave që të përfundojnë sezonin të paktën deri në fund të korrikut, dhe muaji gusht të […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Tifozët presin rikthimin e La Ligës, lojtarët refuzojnë të zbresin në fushë

Publikuar

-

Nga

Lojtarët e kampionatit spanjoll, janë kundër rikthimit në fushë, deri në një moment kur Qeveria të japë dritën jeshile se gjithçka i është kthyer normalitetit. Kjo është njoftuar nga Shoqata Spanjolle e Futbollistëve Spanjollë (AFE), ku thuhet se pas një takimi me të gjithë kapitenët e klubeve të La Ligës, është thënë se asnjë skuadër […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: