Connect with Us

Seferi zbulon të ardhmen: Ja ku do transferohem

Kombëtare

Seferi zbulon të ardhmen: Ja ku do transferohem

Publikuar

-

Taulant Seferi është një nga emrat që premtojnë shumë për të ardhmen. Sulmuesi 23-vjeçar është në pronësi të Young Boys, por që këtë sezon është huazuar te Xamax për të fituar më tepër eksperiencë. Futbollisti njihet edhe për dozën e lartë të patriotizmit, ku i ka refuzuar pa e menduar dy herë ftesat e Maqedonisë së Veriut për Kombëtaren kuqezi, e cila ia shpërbleu me një debutim në fushën e lojës.

Ndërkohë në një intervistë në “Instagram” me “Telegrafin”, Seferi zbulon edhe planet për të ardhmen e tij. Lojtari kuqezi thekson se fillimisht do të kërkojë qendrimin te Young Boys, ku në rast se nuk do të ketë hapërisa atëherë do të largohet në një tjetër skuadër. Kampionati që synon ta shohë veten duke luajtur është Bundesliga gjermane, ndërsa zbulon se për të ka pasur edhe interesime nga Serie A.

“Momentalisht jam i huazuar te Xamaxi dhe në fund të sezonit do të rikthehem te Young Boys. Menaxherët e mi do të bisedojnë me klubin nëse do të mbetëm aty në rast se kam hapësira apo do të largohem. Bundesliga është kampionati ku synoj që një ditë të luaj, pasi më pëlqen shumë dhe besoj që do të përshtatem mirë. Është e vërtetë që ka pasur interesime nga Serie A, pasi menaxheri ka pasur disa biseda, por në fund nuk u bë diçka konkrete. Gjithsesi unë jam i fokusuar momentalisht tek Xamax e pastaj të bisedoj me Young Boysin para se të marrë hapin tjetër në karrierë”, është shprehur Taulant Seferi

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: