Connect with Us

“Bomba” e Edi Rejës: Në Shqipëri gjithçka është ndalur, futbolli nuk rifillon

Kombëtare

“Bomba” e Edi Rejës: Në Shqipëri gjithçka është ndalur, futbolli nuk rifillon

Publikuar

-

E gjithë bota vijon betejën me Covid-19 ndërsa mbetet ende e paqartë se kur gjërat do të rikthehen në normalitet. Në dyshim të fortë mbetet rifillimi i jetës sportive në një kohë kur futbolli dhe shumë sektorë të tjerë përfshihen në fazën me rrezikshmëri të lartë.

Dy ditë më parë, FSHF iu drejtuar me propozime konkrete Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale duke i kërkuar që futbolli të rifilloj aktivitetin më 2 maj, ekipet të nisin stërvitjen, ndërsa më 20 maj, pasi të kenë përmbushur të gjithë kriteret sanitare, të rifillojë kampionati.

Në pritje të një përgjigje, në këtë debat, nëse duhet apo jo të rifilloj futbolli në këto kushte, është përfshirë edhe trajneri i përfaqësues shqiptare, Edi Reja. Tekniku italian në një intervistë për “Radio Kiss Kiss Napoli”, e sheh me pesimizëm për rifillimin e sezonit:

“Në Shqipëri gjithçka është ndalur, futbolli nuk rifillon. E kanë bërë në Gjermani ku shifrat nga Covid-19 janë të vogla. Un dëshiroj që të rifilloj, sigurisht duke plotësuar të gjithë kushtet që duhen. Mendoj se në qershor, nëse epidemia do të ulet mund të rifillojmë. Për fat të keq numri i njerëzve të vdekur mbetet i lartë”, u shpreh Edi Reja.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: