Connect with Us

“Kumbulla luan si veteran”, Bogdani: Manajn e kanë penguar disa probleme, Lakti ka gjithçka për të dhënë në Serinë A

Kombëtare

“Kumbulla luan si veteran”, Bogdani: Manajn e kanë penguar disa probleme, Lakti ka gjithçka për të dhënë në Serinë A

Publikuar

-

Ish-“bomberi” i Shqipërisë Erjon Bogdani analizoi 3 futbollistët premtues shqiptarë që aktivizohen me klube të huaja: Marash Kumbullën (Verona), Rei Manajn (Barcelona B) dhe Erald Laktin (në pronësi të Fiorentinës, i huzuar te Gubio).

Në një intervistë për median pranë Interit “FcInter1908”, golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares së Shqipërisë u shpreh për Kumbullën se “luan si një veteran” dhe “ka aftësinë të reagojë shpejt ndaj kundërshtarit”.

Për sa i përket Manajt, Bogdani u shpreh se disa sjellje jo të mira nuk e kanë ndihmuar të ecë në rrugën e duhur në karrierë. Kurse për Erald Laktin, ai shtoi se ka gjithçka për të dhënë në Serinë A dhe mund të përshtatet në të gjitha pozicionet e mesfushës.

“Marash Kumbulla – Nuk e prisja që ai të luante kaq mirë. Merita është e tij, tani është bërë lojtar i rëndësishëm për Serinë A. Pas disa paraqitjeve ka vlejtur shumë për ta parë. Është shumë i ri. Ka ende kohë për t’u rritur dhe të bëjë mirë në të ardhmen. Në gjykimin tim, është një golashënues i mirë dhe i zoti në ajër. Në disa miqësore me ekipin kombëtar ka shënuar disa gola. Ajo çfarë më ka habitur është se luan si veteran në Serinë A. Një futbollist që është i gjatë mund të duket sikur nuk është i shpejtë, por ai ka aftësinë ta ndjekë aksionin dhe të reagojë në kohën e duhur. Është diçka e drejtë që interesohen shumë klube për të.

Rei Manaj – Po flasim për një futbollist që ka shumë cilësi. Ka talent dhe ka bërë shumë mirë me ekipin kombëtar. Disa sjellje jo të mira nuk e kanë ndihmuar atë, por është ende i ri. Po përmirësohet. I ka munguar vazhdimësia. Ka ende kohë për t’u përmirësuar.

Erald Lakti – Është futbollist që mund të luajë shumë mirë në Serinë A. Është aktivizuar me të rinjtë e Fiorentinës, këtë vit është huazuar te Gubio. Mund të luajë të gjitha pozicionet në mesfushë. Ka gjithçka për të dhënë për Serinë A. Ka shumë lojtarë të tjerë të rinj që premtojnë, diferencën e bën gjithmona koka. Kalimi nga ekipi i të rinjve tek skuadra e parë është faza më e vështirë, aty shikohet se çfarë futbollisti do bëhesh”, përfundoi Erjon Bogdani.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: