Sport
“Maradona njeriu më i keq që kam takuar”, gjyqtari bën rrëfimin e papritur

Diego Armando Maradona njihet si një nga lojtarët më kontrovers dhe më të talentuar që njeh historia e futbollit. Argjentinasi pati suksese të mëdha me Argjentinën, por ka qenë i vështirë në komunikim me gjyqtarët.
Gjyqtari nga Uruguai, Edgardo Kodesal ka folur rreth aventurës që ai pati me Maradonën, duke mos kursyer kritikat për ikonën argjentinase. Arbitri vendosi drejtësinë në finalen e 1990, ku Gjermania Perëndimore mposhti Argjentinën me rezultatin 1-0 teksa ka zbuluar se si mund ta përjashtonte Maradonën akoma pa filluar finalja.
“Mund ta kisha përjashtuar atë akoma pa filluar ndeshja, derisa ai po lutej pa kursim gjatë këndimit të himneve. Më vonë, kur vendosa ta përjashtoja Monzon, Maradona u afrua dhe më tha se unë isha hajdut dhe i kontrolluar nga FIFA.
Pash Maradonan të bënte gjëra të jashtëzakonshme në fushë. Si lojtar, ai ishte më i miri, por si person, ai ishte i pakënaqur dhe një nga njerëzit më të këqijë që kam takuar në jetën time”, u shpreh gjyqtari uruguaian.