BundesLiga
VIDEO/ Stërvitje e veçantë për Tomas Myler, e ndjek nga mbrapa një … kalë

Sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Tomas Myler është mjaft i njohur për tipin e tij mjaft sportiv, teksa herë pas here poston foto dhe video të shumta gallatë dhe që bëjnë ta duan më shumë fansat.
Vetëm pak ditë më parë klubi i Bajernit i rinovoi kontratën deri në vitin 2023 Mylerit, i cili është pjesë e bavarezëve prej 20 vitesh. Gjithsesi, ai vetë e pranoi se në fillimin e sezonit nuk kishte menduar për rinovim, pasi ish-trajneri e kishte lënë në stol disa ndeshje rresht.
Mesa duket, me rinovimin e kontratës, sulmuesit gjerman i është rikthyer edhe buzëqeshje, siç shihet qartë në një video të publikuar ditën e sotme nga faqja e Bajernit në Twitter.
“Stërvitja e fundjavës në familjen Myler,” shkruan klubi bashkangjitur me videon ku 30 vjeçari shihet të vrapojë dhe nga pas e ndjek gruaja e tij hipur mbi një kalë.
Weekend training in the Müller household 😆👍
How are you keeping fit at the moment? 🙌🤔#MiaSanMia @esmuellert_ pic.twitter.com/UhOODzTpTO
— FC Bayern English (@FCBayernEN) April 26, 2020