Connect with Us

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas.

Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën 5 ose 10 minuta në ndeshjen kundër Kroacisë, por Barcelona kishte ndërhyrë duke ndaluar një gjë të tillë.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar ish-selektori i Kosovës, Albert Bunjaki, i cili në një prononcim dhënë “Reporterit” sqaroi gjithë rrethanat.

“Për Labinotin e kom çu ftesën edhe ka pranu ftesën me ardhë. Ka qenë një vështirësi, një problem shumë i madh, ngase ka pas interesim edhe nga Kombëtarja e Spanjës edhe këtu ka qenë pak a shumë ai qëndrimi i Barcelonës a do të vjen Labinoti me lujt për Kosovën e si do të bëhet a do të kyçet në lojë edhe mos të harrojmë ka qenë në moshën 16 vjeçare. E kom ftu me lujt kundër Kroacisë edhe Ukrainës, ka qenë në ekip,” ka thënë Bunjaki.

Ai tregoi se si babi i Labinot Kabashit i kishte kërkuar teknikut kosovar disa minuta para ndeshjes për të mos e aktivizuar djalin e tij.

“Tash ishte pjesa e lojës, unë e kisha një strategji, një mendim temin që po Labi me lujt, 5 minuta, 10, Labi me lujtë edhe me i mbet Kosovës. “Më thirr baba Fahredini ditën e lojës, baba i Labit edhe më thotë: Albert, e kam një kërkesë edhe prej klubit që mos me aktivizu Labin se i sjell problem në Barcelonë plus që është i ri 16 vjeçar. Edhe ka qenë një vendim shumë i vështirë, ka qenë një vendim shumë i vështirë ngase unë kom mendu që nëse Labin e shti me lujt 5 minuta, ai hyn me lujt 5 minuta edhe i jetë Kosovës”, ka deklaruar ndër të tjerash Bunjaki

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Befason Mavraj: Kam firmosur kontratë 7-vjeçare me ekipin gjerman

Publikuar

-

Nga

Gjermania është shteti i parë në Europë ku pritet të rinisë futbolli, pas gjunjëzimit, për shkak të pandemisë globale të Koronavirusit. Ndërkohë së fundmi, mbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Mavraj, ka dhënë një intervistë për “Top Channel”, ku ka folur për situatën aktuale. Veç të tjerash, Mavraj është ndalur te muaji i shenjtë i Ramazanit, si […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: