Connect with Us

Cungut i soset durimi: Shkoi shumë gjatë kjo periudha pa stërvitje

Sport

Cungut i soset durimi: Shkoi shumë gjatë kjo periudha pa stërvitje

Publikuar

-

Trajneri i Laçit, Armando Cungu shprehet se është normale që klubi të ketë vështirësi financiare, megjithatë në një prononcim për Ora Sport, tekniku shkodran zbulon se presidenca ka qenë në kontakt me lojtarët dhe pritet të ketë një marrëveshje. Cungu shprehet se kjo periudhë është edhe më e vështirë për ata që paguhen më pak, ndërkohë duket se periudha pa stërvitja shkoi shumë gjatë.

“Nuk do shumë mend për të thënë që ka vështirës financiare. Nëse kanë probleme bizneset e mëdha atëherë futbolli nuk diskutohet. Është e vështirë për ata president që paguajnë pasi për ne është më ndryshe. Reduktimi i pagave? Presidenca ka qenë në kontaktë me lojtarët për  të reduktuar pagat dhe presidenti i Laçit është nga më korrektët në Superligë dhe jam i bindur që do të ketë një marrëveshje. Pjesa më e madhe e lojtarët ka rënë dakord dhe të dyja palët janë të kënaqura. Në media ka dal shumë herë që klubet shqiptare kanë hasur probleme financiare. Jo të gjithë lojtarët paguhen njësoj pasi ka edhe nga ata lojtarë të rinj që paguhen pak lekë dhe kjo është shumë e vështirë për këta djem. Shpresojmë që të gjendet një zgjidhje edhe këta lojtarë të paguhen”.

Stërvitja? “Është shumë e vështirë si për lojtarët, por edhe për mua si trajner. Në fillim ishim me shpresa se për 2-3 do të niste stërvitja, por shkojë shumë e gjatë kjo periudhë. Me këtë modën e re online është shumë e vështirë për të parë procesin stërvitor”.

Laçi në Europë? “Ajo që mund të them është se ne duhet të jemi gati për të gjitha mundësitë. Kampionati mund të fillojë dhe ne duhet të jemi gati që të jemi në fund në Europë. Deri në momentin që është ndalur kampionati çdo skuadër ka marrë atë që merituar. Kushtet nuk janë të barabarta për lojtarët dhe mes ekipeve, por kjo nuk është për faj të dikujt. Besoj se me atë shikoj lojtarët e Laçit kanë bërë një punë mjaft të mirë”, u shpreh Cungu. /VipSport.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: