Connect with Us

Ilir Daja bëhet gati për rikthikthimin në stërvitje: Ja çfarë duhet të bëjmë

Sport

Ilir Daja bëhet gati për rikthikthimin në stërvitje: Ja çfarë duhet të bëjmë

Publikuar

-

Mundësia e rifillimit të kampionatit në fund të muajit maj duket se është më shumë se një ide. Një gjë e tillë do të rikthente normalitetin në futbollin shqiptar. Edhe te Skënderbeu e mirëpresin vazhdimin e sezonit, pavarësisht se presidenti Ardjan Takaj e sheh të pakuptimtë të luhet futboll në kushtet kur qeveria nuk e ka mbështetur sportin. Si çdo ekip tjetër, edhe bardhekuqtë po futen në muajin e dytë të pushimit total. Udhëzimet që vijnë nga UEFA për të gjitha federatat anëtare të saj, normalisht që kthen buzëqeshjen te lojtarët, me shpresën se do të paguhen si gjithmonë, gjë që nuk po ndodh në kushtet e karantinës. Por ajo që shqetëson kampin e Skënderbeut është periudha që do të kenë lojtarët në dispozicion për të qenë gati me rifillimin e kampionatit.

Në kërkesën e fundit të federatës dhe njoftimin e dërguar klubeve, thuhet se grumbullimi dhe fillimi i stërvitjes së ekipeve mund të nisë më 4 maj, ndërsa kampionati parashikohet për të rifilluar më 20 ose 24 maj. Kjo periudhë u shkon përshtat të gjithëve për të përgatitur fizikisht ekipin. Por, nëse do të jetë më e shkurtër, atëherë do të krijojë problem të madh te skuadrat. I këtij mendimi është trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, i cili për “Panorama Sport” ka treguar se ekipi i tij, ka nevojë për 3 deri në 4 javë përgatitje intensive për të mos pasur probleme.

TRAJNERI
“Fakti që kampionati pritet të rifillojë është një lajm i mirë, pasi do t’i rikthehemi normalitetit dhe kjo ka anët e veta pozitive. Do të jemi në aktivitet dhe në punë, sepse për këtë do të paguhemi. Por, që të flasim për rikthim është e domosdoshme që të njohim zyrtarisht se kur do të nisim përgatitjet. Unë e përsëris, se 3 deri në 4 javë janë më se të nevojshme për të mos pasur probleme dhe për të qenë në formë të mirë, që të mos ketë luhatje në cilësi. Nëse koha është aq sa ka kërkuar FSHF-ja, pra 20 ditë apo diçka më shumë, them se do të jetë deri diku e mjaftueshme. Nëse do të shtyhej për në fund të muajit maj kampionati, do të ishte akoma më mirë, kuptohet nëse ka data për të përfunduar sezonin”, deklaroi trajneri Ilir Daja për gazetën.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: