Connect with Us

Kukësi në hall prej karantinës, zbulohen 7 lojtarët që duan riatdhesim në Shqipëri

Sport

Kukësi në hall prej karantinës, zbulohen 7 lojtarët që duan riatdhesim në Shqipëri

Publikuar

-

FSHF-ja po planifikon rifillimin e futbollit në fundin e muajit maj. Edhe pse është qeveria ajo që do të thotë fjalën e fundit, klubet kanë filluar të marrin masat paraprake. Te Kukësi duan të jenë gati, ndonëse një hall tejet i madh po i bëhet pengesë. Verilindorët janë ekipi që kanë më shumë lojtarë që u kanë mbetur jashtë kufijve shqiptarë.

Plot 7 futbollistë presin riatdhesimin nga vende si Spanjë, Gjermania, Kosova e Maqedonia e Veriut. Në Barcelonë sikundër edhe dihet, ka mbetur Vasil Shkurtaj. Sulmuesi që prej 13 marsit ka mbetur në Katalonjë dhe akoma nuk po arrin të kthehet në Tiranë përtej përpjekjeve që ai vetë dhe klubi kanë bërë në bashkëpunim me autoritetet shqiptare.

Përgjigjja për rikthimin e tij ka qenë negative për shkak se nuk ka pasur transport ajror, por vetëm rrugor, të cilin lojtari nuk e ka pranuar. Tashmë duket se kushtet janë pjekur dhe pas shumë negociatash, “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se Shkurtaj do të riatdhesohet ditën e martë. Pra, nga nesër “bomberi” do të mbërrijë në Tiranë me “Air Albania”.

Jo pak të lehtë do ta ketë edhe Vesel Limaj, i cili gjendet në Gjermani pranë familjes së tij. E megjithatë, edhe 23- vjeçari pritet që brenda javës të marrë avionin nga Gjermania në Shqipëri. Klubi dhe vetë lojtari kanë bërë disa herë kërkesë për t’u rikthyer në Tiranë, por ka qenë e pamundur që ai të udhëtojë me kufijtë e mbyllur.

Klubi ka menduar edhe për ata lojtarë që janë më afër, ndërsa zyrtarisht u ka dhënë emrat Ministrisë së Jashtme dhe autoriteteve përgjegjëse për të udhëtuar nga Kosova drejt Shqipërisë kapiteni Besar Musolli, mesfushori Enis Gavazaj dhe portieri Ilir Avdyli, si edhe nga Maqedonia e Veriut do të vijnë Valon Ethemi dhe Edis Maliqi. Pra, Kukësi pret për të pasur në Tiranë brenda javës të gjithë lojtarët e mbetur jashtë shtetit.

PROBLEMI

Nëse gjithçka shkon sipas planit dhe 7 lojtarët riatdhesohen me sukses, atëherë një tjetër shqetësim vjen për Kukësin. Karantinimi i detyruar për çdo shtetas që vjen në territorin shqiptar, bën që për 14 ditë Shkurtaj me shokë të izolohen. Pra, nëse do u duhet të qëndrojnë dy javë në karantinë lojtarët do të humbasin stërvitjen, që pritet të nisë në fillim të muajit të ri. Dhe problemi tjetër i madh për klubin është se ku do të qëndrojnë lojtarët në karantinë, në banesat e tyre apo në ambiente të përcaktuara nga qeveria? Kjo enigmë akoma nuk është zbardhur, por shpejt do të marrë përgjigje dhe zgjidhje. Aktualisht drejtuesit e klubit apo dhe vetë lojtarët në fjalë nuk dinë më shumë për këtë çështje.

PLANI
Në numrin e gazetës ditën e enjte, ishte drejtori Nderim Nexhipi ai që shpjegoi për gazetën planin paraprak të Kukësit në lidhje me stërvitjen dhe rinisjen e kampionatit: “E rëndësishme është që të kemi sa më shpejt në Tiranë Vasil Shkurtajn, i cili ndodhet në Barcelonë prej shumë kohësh. Si edhe Vesel Limajn, që gjendet në Berlin. Po tentojmë t’i sjellim sa më shpejt të jetë e mundur. Mandej vijojmë me Musollin, Avdylin e Gavazajn, të cilët ndodhen në Kosovë dhe me Maliqin e Ethemin në Maqedoninë e Veriut. Shumë shpejt të gjithë do të jenë në Shqipëri e do të karantinohen, duke zbatuar urdhrat e qeverisë. Duke parë se gjërat po ecin për mirë, shpresojmë që qeveria të lejojë të fillojë stërvitja dhe nga data 5 maj të rinisim punën për të pritur kampionatin sa më të përgatitur. Nëse shkon çdo gjë në rregull, shpresojmë që të vazhdojmë stërvitjen me grupin. Do kemi 2-3 javë grumbullim në Elbasan, e sërish shpresojmë pas një minifaze përgatitore të jemi gati për të rinisur kampionatin”, pati thënë Nexhipi./Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: