Connect with Us

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit.

Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më shumë.

“Kampionati do të fillojë në 9 maj dhe mund të them se jam me fat që luaj në këtë vend, pas gjithë kësaj periudhe të vështirë. Jam shqiptari i vetëm këtu, por mund të them se është një kampionat shumë i mirë. Kam miq në Peruxhia, por për fat të mirë nuk ka shumë të prekur aty. Këtu çdo gjë është shumë mirë dhe prej 1 jave nuk ka asnjë të prekur me Koronavirus.

Rikthim në Superiore? Unë jam këtu sepse është një kampionat i mirë. Për të ardhmen nuk e di akoma, pasi do flasim me Partizanin. Te Partizani kam pasur më shumë vështirësi dhe i kam kërkuar klubit të largohem për më shumë minuta. Këtu jam i bindur që do luaj më shumë. Është e vërtetë që këtu ka më shumë dele, se njerëz. Deri tani nuk kam dëgjuar asnjë udhëzim për rifillimin e kampionatit, pasi situata këtu është shumë e mirë. Mund të them se si Vlora nuk ka.

Për momentin jam i fokusuar këtu dhe për të ardhmen nuk e di, por me shumë mundësi do kthehem në Shqipëri. Kam qenë shumë kohë jashtë fushave dhe më duhet të rimarrë formën. Më mirë te Flamurtari apo Partizani? Te Flamurtari kam luajtur më shumë minuta dhe kam qenë më i lumtur.”, u shpreh Hyseni për “Supersport”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Titullari i Skënderbeut i bën apel FSHF-së: Gjej zgjidhje dhe për ne

Publikuar

-

Nga

Artim Pollozhani kishte menduar ta linte futbollin në verën e vitit 2019, por një telefonatë e Ilir Dajës ia ndryshoi planet. Nga nisja si drejtor sportiv te Flamurtari, për të përfunduar më pas futbollist i Skënderbeut. Në këtë periudhë izolimi, edhe “veterani” nga Struga është në unison me trajnerin e korçarëve, sa i përket rifillimit […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: